Bota

Udhëtoi nga Evropa në Australi me pasaportën e një shoku, arrestohet shqiptari në Itali

Për të shkuar në shtetin ku u punësua, ai vodhi pasaportën e një shoku dhe fluturoi drejt Australisë. 

12 Prill 2023, 08:37 Nga I.A
Udhëtoi nga Evropa në Australi me pasaportën e një shoku,
Karabinieret

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria Publike Busto Arsizio për veprën penale “Zëvendësimi i personit”, kryer në vitin 2012. Ai u kap teksa po udhëtonte me autobus. 59-vjeçari shqiptar duhej të vuante 2 muaj burg. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun “Ernesto Mari” në Trieste.

11 vite më parë, ai i kishte gjetur një vend pune në Australi. Për të shkuar në shtetin ku u punësua, ai vodhi pasaportën e një shoku dhe fluturoi drejt Australisë. Por pas kthimit të tij në Itali, autoritetet zbuluan se 59 vjeçari ishte denoncuar nga shoku në polici.

arretohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2023, 23:30 k.m.

Sulmohet gazetari Valon Syla

Valon Syla PRISHTINË- Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Si pasoj&...