Bota

Vrasja e 5-fishtë brenda bankës në SHBA/ Autori u paralajmërua për pushim nga puna, mori 'hak', identifikohen viktimat

Sipas dëshmitarëve dhe familjarëve, mendohet se autorit iu tha se do të pushohej nga detyra e tij në Old National Bank në Louisville. Gjithashtu përpara sulmit vrasësi i shkroi një shënim prindërve të tij ku përshkruante planet për të shtënat masive përpara se të shkonte në punë.

11 Prill 2023, 09:16 Nga f.i
Vrasja e 5-fishtë brenda bankës në SHBA/ Autori u
Policia ne SHBA

SHBA- Pesë persona ngelën të vrarë dhe 9 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një bankë në qytetin amerikan të Louisville, Kentucky. BBC raporton se viktimat ishin të moshës nga 40 deri në 64 vjeç dhe është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Identifikimi i viktimave:

-Thomas Elliot, 63 vjeç
-James Tutt, 64 vjeç
-Joshua Barrick, 40 vjeç
-Julianna Farmer, 45 vjeç
-Deana Eckert, 57 vjeç.

Sipas dëshmitarëve dhe familjarëve, mendohet se autorit iu tha se do të pushohej nga detyra e tij në Old National Bank në Louisville. Gjithashtu përpara sulmit vrasësi i shkroi një shënim prindërve të tij ku përshkruante planet për të shtënat masive përpara se të shkonte në punë.

Mësohet se midis nëntë të plagosurve ishte një oficer policie, i cili ishte diplomuar në forcë vetëm dy javë më parë. Oficeri u qëllua në kokë dhe është ende në gjendje kritike pas operacionit në tru. Policia u përgjigj brenda pak minutave dhe qëlloi për vdekje sulmuesin në një shkëmbim zjarri. Autoritetet më vonë mësuan se autori po transmetonte drejtpërdrejt sulmin në 'Instagramdhe njoftuan se po punonin për të hequr pamjet.

sulm ne shba 5 te vdekur ne shba

Sondazh

Poll