Bota

U plagos mbrëmë në veri të Mitrovicës, flet serbi: Atje ishin vetëm ushtria dhe policia e Kosovës

Pas pranimit në spital, Jovanoviç është operuar në repartin e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij ende po monitorohet.

11 Prill 2023, 09:36 Nga I.A
U plagos mbrëmë në veri të Mitrovicës, flet serbi:
Milan Jovanoviç

KOSOVË- Milan Jovanoviç, i cili mbrëmë vonë u transportua në spital në Mitrovicën Veriore, pasi u plagos në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit, ka thënë se në vendin ku është plagosur ka qenë vetëm pjesëtarë të Forcave Speciale të Kosovës. Ai tha se gjithçka ka ndodhur kur ai po kthehej në shtëpi nga Leposaviç.

“Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, ku është baza e tyre, pasi kalova nëpër postbllokun, sapo dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem njëqind për qind i sigurt se kush qëlloi, por nuk besoj se ka njeri tjetër në atë bazë përveç ushtrisë dhe policisë së tyre. Dëgjova plasaritjen e xhamit prapa dhe përpara sinqerisht dhe nuk më interesonte, u tremba, vazhdova, u nisa për në shtëpi. Arrita në vendin Saren Kamen dhe çfarë ndodhi më pas, ku është vetura, kush më solli, nuk e di”, tha Jovanoviç.

Pas pranimit në spital, Jovanoviç është operuar në repartin e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij ende po monitorohet.

milan jovanoviç plagosje ne veri te kosoves

Sondazh

Poll