Art&Argëtim

10 filmat që duhet të shikoni gjatë muajit tetor!

27 Shtator 2019, 17:38 Nga DOSJA

Parazit

Nëse mendoni se nuk keni çfarë libri të lexoni, apo shikoni një film që vërtetë ja vlen për t’u parë, së shpejti këto 10 filma do të transmetohen edhe online, prandaj mos i humbisni.

Bong Joon-ho në kohën e tij ka realizuar disa filma mjaft të arritur, si: Okja, The Host, Memories of Murderm,  por “Paraziti” është filmi i tij më i mirë deri më tani.

Në këtë film flitet për katër anëtarët e familjes Kim, që jetojnë në rrugë e janë e të varfër. Emma Jones i BBC Kulturës thotë se satira “jashtëzakonisht qesharake” e Bongut është një komedi e rrallë, një koment social, një thriller aksioni, film që nuk duhet humbur.

Burri binjak

Burri binjak është një gjë e rrallë, një film Hollivuadian që ka kërkuar një buxhet të lartë, i bazuar në një ngjarje origjinale, ndryshe nga historitë komike apo me superhero. Ky koncept origjinal i veçantë, realizohet  nga një person që nuk është më shumë se 20 vjeç.

Oker

Joker fitoi çmimin më të lartë në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti, dhe Joaquin Phoenix është nominuar për çmimin Oscar, pas performancës së tij të frikshme në film.  Ky është një film i guximshëm dhe shpërthyes, që  ka shkëlqyer, por nga  ana tjetër ngjan si një përrallë që është pothuajse aq e shtrembëruar vetë personazhi kryesor.

Drita

Ky është një film me një histori unike të çuditshme, ku ndërthuren misteri dhe çmenduria.

Zombieland/ Takomi i dyfishtë

Zombieland është një prej filmave më të hijshëm të vitit 2009, ku kreyfjala në këtë film janë vrasjet dhe  njerëzit e vdekur. Regjisori dhe të tjerë personanzhe  kanë pritur një dekadë të tërë për të krijuar këtë film. Zombieland është një nga misteret më të bezdisshme të jetës, që do të zbulohen në  pjesën e dytë  të filmit.

Michael Hutchence

“Mystify” nuk është dokumentari i parë për Michael Hutchence, frontin karizmatik të INXS i cili vdiq në 1997, por është pa dyshim më i intimuari dhe i dashuri. Shkrimtari dhe regjisori i saj, Richard Loëenstein, ishte një mik i Hutchence i cili bëri disa video INXS, si dhe Dogs in Space, dramë australiane që interpretonte këngëtaren.

Lepuri Jojo

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një djalë gjerman 10-vjeçar (Roman Griffin Davis) është i dëshpëruar të jetë një nazist i zellshëm, vetëm për të zbuluar se nëna e tij (Scarlett Johansson) po fsheh një vajzë hebreje (Thomasin McKenzie) në shtëpinë e tyre. Mund të mos duket si send i një komedie me zemër të madhe, por Taika Ëaititi mund të bëjë gjithçka të ngrohtë dhe qesharake, nga vampirët e deri tek superheronët ndërgalaktikë e deri te delikuentët e Zelandës së Re.

Terminatori

Ka kaluar shumë kohë që vazhdimi i Terminatorit të bën të emocionohesh, e në fakt  kjo gjë ja vlen.

Pritet që nga 23 tetor e deri në nëntor transmetimi i Terminatorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, Australi, Zelandë e Re, Hong Kong,  SHBA, Kanada, Francë dhe Spanjë të marrë  komete dhe vlerësime  të mëdha.

Maleficent

Në këtë film keni një tjetër shanc për të parë aktoren e njohur, Angelina Jolie. Ashtu sic në cdo film me siguri edhe në këtë të fundit Jolie do të shkëlqejë.

Në vitin 2014 ajo luajti në Maleficent, xhirim i drejtpërdrejtë i Disney-së i karikaturës Sleeping Beauty nga 1959.  Ky film do të transmetohet në 16 tetor të këtij viti.

Doctor sleep

“Doctor sleep”, është një film teje i guximshëm, pasi niveli i frikës dhe tmerrit është shumë i lartë. Në këtë film ka skena të rënda me gjak dhe njerëz që vuajnë nga dhimbje tmerrshme. Filmi i tij i ri është përshtatur nga romani i Stephen King, Doctor Sleep, i cili ishte një vazhdim i The Shining.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 10 filmat 10 filmat

Sondazh

Poll