Art&Argëtim

“Misioni i Unazës”, Klevis Balliu prezanton librin e tij, një ditar për protestën e Astirit

27 Shtator 2019, 14:44 Nga DOSJA
“Misioni i Unazës”, Klevis Balliu prezanton librin e tij,

TIRANË- Klevis Balliu, ish-deputeti i PD, është një prej protestuesve më të rregullt, ku mbështet banorët e Unazës së Re. Çdo mbrëmje, Balliu së bashku me miq të tij protestojnë duke hedhur akuza kundër qeverisë.

Por kjo protestë duket se është studiuar shumë nga demokrati, i cili ka shkruar një libër për këtë eksperiencë të gjatë. Ka qenë Ilir Nikolla, punonjësi i zyrës së shtypit të PD, me anë të një shkrimi të pak ditëve më parë që ka treguar se ish-deputeti ka shkruar një libër. Dosja.al u interesua, por nuk arriti që të gjente një kopje të këtij libri në libraritë e Tiranës, pasi autori nuk kishte dhënë shumë informacione për lexuesit.

Sipas shkrimit të Nikollës, libri i Balliut “u ngjan atyre rrëfimeve me finale të hapur, e cila s’është se u lihet në dorë lexuesve, por është e tillë, sepse finalja në fakt s’është luajtur ende. Përplasja e shumënjohur për publikun e Unazës së Re, ku qeveria po kërkon të prishë qindra shtëpi pa kurrfarë dëmshpërblimi për të ndërtuar një zgjerim rruge, që s’është as emergjent e as i dobishëm, vjen me rrëfimin personal të autorit”.

Më tej pjesëtari i zyrës së shtypit të PD, shkruan se libri i Klevis Balliut është i pangjashëm me libra të tjerë publicistikë, sepse nuk rrëfen ngjarjen e madhe, rrëzimin e sistemit ta zëmë, apo rotacionin politik, ka një mision dhe rrëfen vetëm atë ngjarje, por gjithsesi, aty do të gjenden edhe përvijimet e një koalicioni të madh qytetar, që duke u bashkuar në Misionin për të ndalur tragjedinë e Unazës së Re, në fakt po bashkon në një fat, finalen e Unazës me finalen e krizës aktuale politike në vend.

Por një koment pikant për këtë libër ka dhënë dhe djali i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli, i cili shkruan se tashmë Nobelin në Shqipëri do e sjell Balliu, pas dështimit të Kadaresë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur klevis balliu libri i klevis balliut misioni i unazes protesta e banorëve në astir klevis balliu libri i klevis balliut misioni i unazes protesta e banorëve në astir

Sondazh

Poll