Art&Argëtim

Në Malësinë e Madhe janë zbuluar gjurmët e një kishe paleokristiani(Video)

27 Shtator 2019, 15:18 Nga DOSJA
Në Malësinë e Madhe janë zbuluar gjurmët e një

SHKODËR- Gjurmë të një kishe paloekristiani të Shekullit të V,  p.e.s janë zbuluar në Hot të Malësisë së Madhe.  Gërmimet arkeologjike kanë qenë pjesë e një projekti  të ACA-Albania community assist, në bashkëpunim me qendrën e studimeve albanologjike, instituti i arkeologjisë Tiranë dhe Dioqeza e Budimjes dhe Nikshiqit dhe muzeun Polimlje-Berane, në Malin e Zi.

Ky zbulim i rëndësishem është tregues i identitetit kulturor dhe fetar të Shkodrës ndërsa kanë qenë pikërisht banorët e zonës dhe familja Pepa të cilët dhe në kohë të hershme dhe të vështira të komunizmit kanë ruajtur reliket fetare dhe rrënjët e krishtërimit.

Arkeologu Gëzim Hoxha tregoi mbi të veçantat e kësaj kishte dhe gurët me simbolika të përdorshme plot 15 shekuj më parë.

Arqipeshkvi i Shkodres Mons Angelo, tha se shpreson që Shqipëria të hyjë në BE që të marrë fonde me qëllim zbulimin e rrënjeve shqiptare.

Ky projekt i cili i dha frytet e veta ka si qëllim gërmimet e dy vendeve arkeologjike në Mal te Zi dhe Shqipëri.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture kishe paloekristiani malesi e madhe kishe paloekristiani malesi e madhe

Sondazh

Poll