Art&Argëtim

Olti Curri tregon sherrin me Luana Vjollcën: I mbylla telefonin, është garipe por s’më thotë dot mua…

27 Shtator 2019, 15:55 Nga DOSJA
Olti Curri tregon sherrin me Luana Vjollcën: I mbylla telefonin,

TIRANË– Blogeri Olti Curri ka folur së fundmi në lidhje me debatin që ka pasur me moderatoren Luana Vjollca. I ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”, blogeri e përshkroi Luanën si një vajzë garipe por që nuk mund t’i shpallte luftë.

I pyetur nëse i ka rënë ndonjëherë telefoni për të fshirë direkt ndonjë status në rrjetet sociale, Olti nuk është kursyer në përgjigjen e tij.

Jo hiqe direkt nuk thonë dot avash një cikë, jo kaq kollaj e ke ngatërruar.  Po, kam marrë telefonata dhe më vjen të qesh . Ka njerëz që nuk e kanë kuptuar . Telefonata e fundit që kam marrë është e Luana Vjollcës vjet edhe foli e foli, ti provokon luftë tha, po I thashë do bëjmë lufte dhe e mbylla. Vetë fole vetë zgjodhe luftë,”- u shpreh Olti.

Por mesa duket gjithçka është sqaruar me Luanën, pasi vetë Olti tregoi se ka qenë I ftuar në emisionin e saj dhe asnjë gjë nuk është në rrafshin personal. 

Unë më Luanën kam punuar, e vlerësoj për grintën e saj, e vlerësoj që është shumë sportive, garipe siç thuhet edhe kur të merr një garipe, dhe thotë pse shkruajte këtë…  Ajo duhet të merrte e të thoshte  “ah u shkriva duke qesh, a sa mirë e bëre, e çfarë  do bësh ndonjë gjë tjetër ose prit cfarë do bëj unë tani,”– sqaroi Olti Curri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz luana vjollca olti curri sherri luana olti luana vjollca olti curri sherri luana olti

Sondazh

Poll