Art&Argëtim

Kitaristi i njohur Lasse Wellander humb betejën me kancerin, ndërron jetë në moshën 70-vjeçare

Grupi suedez i pop-it kreu homazhe në nder të anëtarit të tyre të grupit, duke kujtuar momente nga karriera dhe talenti i tij.

10 Prill 2023, 19:30 Nga a.l
Kitaristi i njohur Lasse Wellander humb betejën me kancerin, ndërron
Lasse ëellander

SHBA- Kitaristi i grupit ABBA, Lasse ëellander, ka ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmin e hidhur e ka dhënë familja e tij. Grupi suedez i pop-it kreu homazhe në nder të anëtarit të tyre të grupit, duke kujtuar momente nga karriera dhe talenti i tij.

"Mikut të dashur, një djali argëtues dhe një kitaristi të shkëlqyer. Me trishtim të papërshkrueshëm duhet të njoftojmë se Lasse-i ynë i dashur ra në gjumë. Lasse kohët e fundit u sëmur nga një kancer i përhapur dhe herët të Premten e Mirë ai ndërroi jetë, i rrethuar nga të dashurit e tij. I sjellshëm, i sigurt, i kujdesshëm dhe i dashur … dhe shumë më tepër, që nuk mund të përshkruhen me fjalë. Një qendër në jetën tonë dhe është e pabesueshme që tani duhet të jetojmë pa ty. Ti ishe një muzikant i mrekullueshëm dhe i përulur, por mbi të gjitha ishe një bashkëshort, baba, vëlla, xhaxha dhe gjysh i mrekullueshëm”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e kitaristit në Facebook të dielën. 

Me këtë album, grupi, emri i të cilit përbëhet nga gërmat e para të emrave të pjesëtareve të tij duke formuar akronomin ABBA, nuk ka publikuar këngë të re që prej ndarjes në 1982-shit, një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”. Wellander, nga ana tjetër, kishte nxjerrë edhe disa albume solo në vitet ’80.

lasse wellander

Sondazh

Poll