Art&Argëtim

I dhanë fund lidhjes disa vjeçare, zbulohet arsyeja pse u ndanë Dafina Zeqiri dhe DJ Geek

Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.

10 Prill 2023, 10:02 Nga f.i
I dhanë fund lidhjes disa vjeçare, zbulohet arsyeja pse u ndanë
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek

KOSOVË- Prej disa ditësh përfitet se Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Edhe pse aludimet për arsyen e ndarjes së çiftit të njohur kanë qenë të shumta, së fundmi është zbuluar se një hap madhor në lidhjen e dyshes ka sjellë fundin e lidhjes disa vjeçare. 

Prive në rubrikën e përjavshme “E vërtetë/E pavërtetë”, ka raportuar se arsyeja e krizëz në çift ka qenë një hap madhor për të ndërmarrë në lidhje me të ardhmen e tyre. Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.

Pavarësisht krizës në çift, DJ Geek vazhdon të jetë pjesë e ekipit menaxhues të Dafinës.

dafina zeqiri dhe dj geek

Sondazh

Poll