Art&Argëtim

Një rrjet i ri social/ "Lemon8" po bën bujë në SHBA

Rrjeti social 'Lemon8' në pronësi të kompanisë mëmë të Tik-Tok po bën shum bujë në SHBA. Rrjeti i ri është një aplikacion i mediave sociale që kuron përmbajtjen e fotografive dhe videove kryesisht për ushqimin, mirëqenien, bukurinë dhe udhëtimin. Një arsye tjetër për popullaritetin e ri të Lemon8 është se ai dallon nga rrjetet e tjera sociale sepse është një hibrid i përmbajtjes dhe blerjeve, një përzierje perfekte mes Instagram dhe Pinterest.

10 Prill 2023, 14:42 Nga f.i
Një rrjet i ri social/ "Lemon8" po bën bujë në
rrjeti social 'Lemon8'

SHBA- Ndërsa ligjvënësit debatojnë nëse do të ndalojnë 'TikTok' në mbarë vendin, kompania e saj mëmë kineze ka prezantuar një aplikacion të ri që tashmë është duke u tërhequr. I përshkruar si kombinimi perfekt i Instagram, TikTok dhe Pinterest, 'Lemon8' është aplikacioni i ri social që shkarkohet me shpejtësi në të gjitha vendet. Mediat e huaja shkruajnë se rrjeti social 'Lemon8' në pronësi të kompanisë mëmë të Tik-Tok po bën shum bujë në SHBA.

Lemon8 është një aplikacion për ndarjen e fotografive dhe videove në stilin Instagram, në pronësi të kompanisë mëmë të TikTok. Rrjeti i ri është një aplikacion i mediave sociale që kuron përmbajtjen e fotografive dhe videove kryesisht për ushqimin, mirëqenien, bukurinë dhe udhëtimin. Një arsye tjetër për popullaritetin e ri të Lemon8 është se ai dallon nga rrjetet e tjera sociale sepse është një hibrid i përmbajtjes dhe blerjeve, një përzierje perfekte mes Instagram dhe Pinterest. 

Megjithatë, ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, 'Lemon8' thekson mundësinë e blerjes së përmbajtjeve që shihni të fotografuara në profilet e përdoruesve të tjerë. Një nga veçoritë më tërheqëse të aplikacionit është përdorimi i dizajnit grafik  në shumicën e postimeve. Krijuesit shpesh shtojnë tekst në imazhe, duke etiketuar atë që portretizohet në foto ose ku mund ta gjejnë atë objekt. Këto etiketa shpesh shoqërohen me link.

Aplikacioni 'Lemon8',shumë i pëlqyer nga amerikanët ka të ngjarë të përballet me të njëjtin shqyrtim si 'TikTok', por deri tani nuk ka asnjë akuzë nga tij.

lemon8

Sondazh

Poll