Art&Argëtim

Nicolas Cage dhe Kont Drakula/ Çfarë ishte i aftë të bënte aktori për t'iu përshtatur rolit epik

Ylli i Hollivudit nuk heziton të humbasë apo të shtojë peshë, të bëjë ndryshime ekstreme në pamjen e tij, madje të zverdhë dhëmbët, për të hyrë në rol.

10 Prill 2023, 08:16 Nga I.A
Nicolas Cage dhe Kont Drakula/ Çfarë ishte i aftë të
Nicolas Cage

SHBA- Nicolas Cage ka dëshmuar ndër vite se është i aftë të bëjë gjithçka për të mishëruar me sukses të plotë rolin e tij si aktor. Ylli i Hollivudit nuk heziton të humbasë apo të shtojë peshë, të bëjë ndryshime ekstreme në pamjen e tij, madje të zverdhë dhëmbët, për të hyrë në rol.

Aktori fitues i Oskarit, i cili luan si Konti Drakula në komedinë e re horror "Renfield" ka bërë përpjekje të mëdha për të "transformuar" veten për t'iu përshtatur nevojave të personazhit të tij në film. Siç zbuloi grimieri që mori imazhin e tij në "Renfield", Christian Tinsley, për t'u bërë kont Drakula, Nicolas Cage, jo vetëm që kishte vendosur proteza 3D, por edhe  grreu dhëmbët e tij.

“Ne grryem dhëmbët e Nikut dhe i vendosëm protezat në mënyrë që të mos pengohet fjala e tij dhe të ketë liri të plotë artikulimi. Nick donte të fliste qartë dhe saktë, kështu që ishte e rëndësishme," tha ai.

Artisti i grimit krijoi protezat duke përdorur metodën e printimit 3D, e cila e lejoi atë të bënte më pas ndryshimet e nevojshme në formë dhe trashësi për t'iu përshtatur saktësisht Cage. Siç shpjegoi ai, atij iu desh të "skanonte" dhëmbët e Cage dhe më pas t'i projektonte në mënyrë dixhitale protezat mbi to në mënyrë që ato të përshtateshin në mënyrë të përsosur në gojën e aktorit.

Në një intervistë muajin e kaluar, regjisori i filmit Chris McKay i tha Insajderit se edhe kur fliste me Cage off-set, ai ishte ende duke luajtur Count Dracula, për të marrë 100% në rol.

“Çfarëdo skenë që bënim, edhe kur ndaluam së xhiruari, ai ende po e jetonte në maksimum. Pra, ai ishte i ftohtë ndaj të gjithëve ne ose sillej si Drakula. Kjo nga njëra anë ishte një gjë e mirë, sepse sa herë që i nevojitej ai ishte gati. Ai ishte gjithmonë në rol”, tha ai.

nicolas cage konti drakula renfield

Sondazh

Poll