Art&Argëtim

I dhanë fund lidhjes 6-vjeçare, zbulohen detaje nga ndarja e Taylor Swift dhe të dashurit të saj

Fansat besojnë se Swift mund të ketë lënë të kuptohet me anë të një statsi se ajo dhe aktori i dhanë fund lidhjes një javë përpara se të publikohej lajmi për ndarjen. 

10 Prill 2023, 14:03 Nga f.i
I dhanë fund lidhjes 6-vjeçare, zbulohen detaje nga ndarja e Taylor
Taylor Swift dhe Joe Alwyn

SHBA- Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Joe Alwyn i kanë dhënë fund lidhjes pas 6 vitesh. Mediat e huaja shkruajnë se fansat besojnë se Swift mund të ketë lënë të kuptohet me anë të një statsi se ajo dhe aktori i dhanë fund lidhjes një javë përpara se të publikohej lajmi për ndarjen. Zëvendësimi në këngën e saj të dashurisë për Alwyn “Invisible String” me “The 1” gjatë shfaqjes së saj Eras Tour më 31 mars në Arlington, Teksas është marrë si një mesazh nga fansat të cilët e kanë komentuar atë.

“Kjo nuk ishte veza e Pashkëve që unë shpresoja për këtë fundjavë,” -shkruan një fans.

“Ndryshimi i vargut  mund të ketë qenë më i qëllimshëm sesa menduam, por gjithashtu refuzoj të besoj se është e vërtetë”,-shkruan një tjetër.

Ndërkohë një burim i afërt me Swift dhe Alwyn konfirmoi për mediat se dyshja janë ndarë dhe kanë shkëputur marrëdhëniet.

“Nuk ishte dramatike, marrëdhënia thjesht nuk funksiononte më,"-tha burimi, duke vënë në dukje se ndarja ndodhi disa javë më parë dhe nuk kishte mëri mes çiftit. 

Taylor Swift dhe Joe Alwyn e nisën lidhjen e tyre në vitin 2016 dhe deri në tetor 2022 ata sipas burimeve “po kalonin mirë” dhe “lidhja e tyre ishte shumë e fortë".

 

taylor swift

Sondazh

Poll