Bota

25 vite nga 'Marrëveshja e të Premtes së Mirë' në Irlandën e Veriut/ Me bomba dhe fishekzjarre, 'kapuçët' e zinj u vënë flakën makinave të policisë

Parada u drejtua nga më shumë se një duzinë njerëz me veshje të stilit paraushtarak.

10 Prill 2023, 18:13 Nga a.l
25 vite nga 'Marrëveshja e të Premtes së Mirë'
protesta në Irlandë

IRLANDË- Bomba benzine dhe raketa të tjera janë hedhur ndaj policisë gjatë një parade të paligjshme republikane në Londonderry, kundër marrwveshjes së pasqes të së 'Premtes së Mirë'. 

Oficerët ishin në një Land Rover të blinduar të policisë në zonën Creggan të qytetit ku filloi parada kur ata u shënjestruan pak pas orës 14:00 BST. Parada u drejtua nga më shumë se një duzinë njerëz me veshje të stilit paraushtarak.

Ajo përfundoi në varrezat e qytetit Derry, ku rreth 300 njerëz po marrin pjesë në një ngjarje për të përkujtuar përvjetorin e Ngritjes së Pashkëve të vitit 1916. Një grup të rinjsh të veshur me maska ​​u vunë zjarrin kazanëve dhe bllokuan një nga rrugët kryesore që të çojnë në Creggan, shkruan BBC.

Një helikopter policie që fluturon sipër po monitoron zhvillimet. Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) tha se asnjë nga oficerët e saj nuk ishte lënduar në sulm dhe bëri apel për qetësi. Sekretari i Irlandës së Veriut, Chris Heaton-Harris tha se ishte shumë zhgënjyese që njerëzit kanë organizuar një marshim që nuk është njoftuar në polici.

 

londonderry

Sondazh

Poll