Art&Argëtim

Micheal Jackson vendoste ngjitës në hundën e tij, për të tërhequr vëmendjen e mediave

27 Shtator 2019, 12:54 Nga DOSJA
Micheal Jackson vendoste ngjitës në hundën e tij, për

AMERIKË –  Bodigardi i Micheal Jackson gjatë një interviste të dhënë, ka thënë se hunda e Micheal Jackson në të vërtetë nuk ishte aq e çuditshme apo e deformuar saç dukej.

Ai ka thënë se Michaeli përdorte një ngjitës të padukshëm, për ta bërë hundën e tij të ngjante më e çuditshme seç realisht ishte, dhe qëllimi i tij ishte të tërhiqte gazetarët dhe mediat, dhe të ngjallte dyshime edhe më të mëdha për operacionet e tij plastike.

Sipas Matt Fiddes, Micheali mendonte se nëse ai nuk ishte më misterioz në sytë e mediave, atëherë ato do të ndalnin së shkruari për të, dhe ai nuk do të ishte më në faqet e par të gazetave.

Matt ka qënë për 10 vite bodigardi kryesor i superstarit, dhe ai tregon se e njihte shumë mirë Michaelin.

Sipas tij, Michaeli e dinte shumë mirë si t’i tërhiqte mediat, dhe se çfarë duhej të bënte që ato ta kishin gjithmonë vëmendjen tek ai.

Publiku sipas Mattit mendonte se dinte çdo gjë për Michaelin, por nëse nuk e njihje personalisht atë, atëherë nuk e kishe idenë fare për personalitetin e tij.

Burimi: Metro.Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bodigardi i michealit micheal jackson ngjitesja ne hunde bodigardi i michealit micheal jackson ngjitesja ne hunde

Sondazh

Poll