Art&Argëtim

Kaluan 1 mln paund kokainë në Europë përmes kroçereve, arrestohet çifti i pensionistëve në Angli

27 Shtator 2019, 12:08 Nga DOSJA

ANGLI – Një çift pensionistësh në të 70-tat e tyre, janë arrestuar, pasi po mundoheshin të fusnin ne mënyrë ilegale kokainë me vlerë 1 milionë paund në Europë.

Roger dhe Sue Clarke, përkatësisht 72 dhe 71 vjeç, kishin disa kohë që merreshin me transportin e lëndës narkotike, ndërmjet kroçereve lukzose me të cilat ata udhëtonin.

Policia portugeze ka arritur të zbulojë çiftin dhe t’a arrestojë atë .

Ajo deklaroi se në momentin e arrestimit ka mundur të gjejë 9 kile kokainë, të fshehur në dy prej valixheve të çiftit.

Më pas, gjatë investigimit të kryer, policia arriti të zbulojë se çifti i përdorte gjithmonë kroçeret lukzose si mënyrë transporti, për të futur drogën në Europë,  dhe se fitimi në një udhëtim të vetëm që ata bënin, varionte nga 18’000 e deri në 26’500 paund.

Çifti deklaroi në gjyq se ata nuk ja kishin idenë që në valixhet e tyre ndodheshin 9 kile kokainë, dhe se valixhet i përkisnin një mikut të tyre, i cili ja dha për t’ja transportuar, dhe se do t’i jepte çiftit vetëm 800 dollarë për nderin që i bënë.

Sigurisht deklaratat e çiftit u hodhën poshtë nga gjykata, e cila nuk e kuptonte se si çifti mund të bëntë udhëtime luksoze mbi 15’000 dollarë, me një pension mujor prej 1’550 paund, dhe me qeranë prej 500 paundësh për të paguar.

Roger Clarke u dënua nga gjykata me 5 vite heqje lirie, dhe gruaja e tij me 3 vite e gjysëm.

Burimi:Metro.Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 1 milione paund kokaine cifti i pensionisteve krocere me kokaine 1 milione paund kokaine cifti i pensionisteve krocere me kokaine

Sondazh

Poll