Bota

Pilula për abortin, gjykatësi i Teksasit pezullon miratimin e FDA, Biden: Do apelojmë vendimin, po privohen gratë nga liria

Edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar tashmë se do të apelojë dënimin e gjykatësit federal të Teksasit.

9 Prill 2023, 17:09 Nga k.m.
Pilula për abortin, gjykatësi i Teksasit pezullon miratimin e FDA,
Foto ilustruese

SHBA- Pilula e abortitndalohet në SHBA. Një gjykatës federal në Teksas ka vendosur të pezullojë miratimin nga FDA, duke e ndaluar pilulën e abortit në të gjithë vendin. Megjithatë, hyrja në fuqi e vendimit të tij shtyhet me 7 ditë për të lejuar apelimin e qeverisë federale. 

Ndërkohë, megjithatë, presidenti Joe Biden ka njoftuar se do të luftojë vendimin e gjyqtarit.

"Vendimi është një përpjekje të paprecedentë për t'i privuar gratë nga liritë themelore. Administrata ime do ta kundërshtojë këtë vendim,"-është shprehur Biden. Ndërkohë, që edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar tashmë se do të apelojë dënimin e gjykatësit federal të Teksasit.

Padia, e ngritur nga një koalicion mjekësh dhe grupesh kundër abortit, argumenton se Administrata përgjegjëse për kontrollin e barnave dhe ushqimit - nuk ka ekzaminuar në mënyrë adekuate provat shkencore ose nuk ka ndjekur protokollet adekuate kur miratoi mifepristonin, pasi injoroi rreziqet e përdorimit të drogës.

Po ashtu, një tjetër gjykatës federal, ai i shtetit të Uashingtonit, ka vendosur në mënyrë paraprake që mifepristoni, i përdorur si pilulë aborti, të mbetet i disponueshëm në treg në të paktën 12 shtete. Vendimi - i pezulluar për shtatë ditë për çdo apelim - është i kundërt me atë të marrë pak më parë nga gjyqtari federal i Teksasit i emëruar nga Donald Trump.

Por vendimi i këtij të fundit mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë.

pilula e abortit

Sondazh

Poll