9 Prill 2023, 14:26
Nga I.A
Arma
HAS- Një 41-vjeçar është arrestuar në pikën doganore të Qafë Prushit, pasi tentoi që të kalonte kufirim me armë sportive me vete. Mësohet se Isa Matmuja kishte fshehur armën në bagazhin e makinës së tij. Mbi 41-vjeçarin rëndojnë akuzat për mbajtje pa leje të mmunicioneve si dhe mbajtje pa leje të armëve sportive.
Njoftimi i Policisë:
Qafë Prush, Has Tentoi të kalonte kufirin, me një armë sportive që e kishte fshehur në bagazhin e automjetit, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen arma sportive, municion për këtë lloj arme dhe automjeti që drejtonte 41-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, Has, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në bagazh, një armë sportive dhe municion për këtë lloj arme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
isa matmuja
Aktualitet
9 Prill 2023, 14:15
I.A
Emigrante
ANGLI- Zyra e Brendshme ka pranuar se nuk ka prova për të mbështetur një nga arsyetimet kryesore për goditjen ...
Aktualitet
9 Prill 2023, 13:32
I.A
Dom Gjergj Meta
RRËSHEN- Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në mesazhin e Pashkëve ka uruar besimtarët katolikë për p...
Aktualitet
9 Prill 2023, 13:02
I.A
Kontrabande mallrash
KORÇË- Dy persona janë arrestuar sot në Korçë për kontrabandë mallrash ushqimorë...
Aktualitet
9 Prill 2023, 12:55
I.A
Mesha
TIRANË- Pashkët kalotike janë festuar ditën e sotme në besimtarët katolikë. Mesha në Tiranë ës...
Aktualitet
9 Prill 2023, 12:34
I.A
Polica
TIRANË- Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar efektivin 48-vjeçar Sokol Canameti për korrupsion. Mësohet se&nb...
Aktualitet
9 Prill 2023, 12:00
I.A
Qafa e Llogarase
VLORË- Reshje bore ka rënë ditën e sotme në Llogara. Mësohet se reshjet kanë nisur mbi 800 metra l...
Aktualitet
9 Prill 2023, 11:57
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë&n...
Aktualitet
9 Prill 2023, 11:25
I.A
banoret ne proteste
TIRANË- Banorët e Bërxullës në protestë kanë deklaruar se Rama po tenton tu marrë pronat a...
Aktualitet
9 Prill 2023, 11:13
I.A
Banoret
TIRANË- Banorët e Bërxullës janë lodhur nga qeveria shqiptare e cila nuk po interesohet e nuk po u kthen përgjigje p&...
Aktualitet
9 Prill 2023, 10:58
I.A
Banoret ne proteste
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmeruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14...