Aktualitet

Banorët e Bërxullës në protestë: T'i japin zgjidhje situatës ose ne nuk marrim pjesë në zgjedhje

Gjatë protestë së tyre, ata i kanë kërkuar kryetares së Kadastrës Dallandyshe Bici, që të marrë masa urgjente dhe tu janë dokumentacionin e pronës së tyre.

9 Prill 2023, 10:58 Nga I.A
Banorët e Bërxullës në protestë: T'i japin
Banoret ne proteste

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmeruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit nëse nuk zgjidhet situata për tokat e tyre. Gjatë protestë së tyre, ata i kanë kërkuar kryetares së Kadastrës Dallandyshe Bici, që të marrë masa urgjente dhe tu janë dokumentacionin e pronës së tyre. Po ashtu, ata kanë theksuar se çdo gjë që kanë kërkuar është që prona t'iu vlerësohet sipas çmimit të tregut.  

"Na ka shkuar në palcë, flemë të friksuar. Ne nuk kemi asnjë lloj informacioni, këto kërkojmë ne në 7 muaj. Shteti po na vret, pasojat po i vuajmë vetëm nga drejtuesit, na godasin nga lart. Kjo protestë nuk do shuhet, zonja Bici të marrë masa urgjente dhe të na japë gjithë dokumentacionin. Kemi 7 kërkesa elementare, certifikimin e pronës dhe vlerësimin sipas çmimit të pronës kërkojmë, e thotë vetë ligji. Nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjit. Edhe akomodimi, ku do shkojmë ne nëse na shembet banesa, kemi 1 muaj që ia kemi bërë me pika. Naivitet dhe mospërfillje, por do të marrë të njëjtën përgjigje, nuk ka votime më 14 maj për Bërxullën. Kur ata nuk na njohin ne pse duhet ta bëjmë, zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk do marrim pjesë në zgjedhje”, tha banori.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll