Aktualitet

Banorë e Bërxullës në protestë: Rama po merr pronat tona për të paguar Becchettin, të mërkurën sërish protestë

Gjatë protestës së sotme, banorët janë shprehur se të mërkurën do të dalin sërish në protestë.

9 Prill 2023, 11:25 Nga I.A
Banorë e Bërxullës në protestë: Rama po merr pronat
banoret ne proteste

TIRANË- Banorët e Bërxullës në protestë kanë deklaruar se Rama po tenton tu marrë pronat atyre në mënyrë që të paguaj 110 milion euro që i detyrohet Francessco Bechettit. Gjatë protestës së sotme, banorët janë shprehur se të mërkurën do të dalin sërish në protestë. Protesta do të mbahet te Myslym Shyri në orën 09:30. 

“Politika vrasëse i futi spiunat e vetë për të përçarë popullin. Spiunat e partisë në pushtet gjithë natën e natës nuk i ka zënë gjumi për këtë protestë, pasi kërkojnë ta përçajnë, por nuk do ia arrijnë ne do jemi fitimtarë. Kurrë nuk do mposhtemi, inshallah i madhi Zot dëgjon dhe ia theftë qafën këtij krimineli. Nuk mendon për rrogat dhe pronat tona po i hedh me arbritrazh disa institucione dhe i kthen mbrapsht për pagesë, kërkon ti shkatërrojë imazhin Shqipërinë. Po kush je ti, a nuk të njeh populli dhe vendi ty? Mjer për ata që i shkojnë pas atij të mjeri, ai është një buxhel që kërkon të shtypë popullin, nuk po na njeh as jetën tonë. Vetëm Shqipëri ka një Kushtetutë të tmerrshme, presidenti duhet të japë ultimatumin për shkarkimin e kësaj, është çifute. Ndjek linjën e shejtanit, kërkojmë mbrojtjen e Zotit. Rama me gjithë ministrat është i ziu i vendit, por kurrë nuk do arrijnë qëllimin e tyre, nderi dhe prona është e garantuar te i madhi Zot. Ne do vazhdojmë pa ndalim, duhet të bashkohemi si popull. Unë jam 100 karaç demokrat, por se deklaroj. Kush më ndihmon të bashkohet me turmën, nuk e kemi ne traditë të bëjmë të kundërtën. Sot më bëhet qejfi që ishim shumë, kemi unitet. Diktatorët kur bashkohet populli, frikësohet. Çfarë na ka dhënë ne politika, ne nuk kemi ujë, drita prandaj ne duhet të mblidhemi si fshat. Ditën e mërkurë te Myslym Shyri protestoj në orën 9:30 si qytetar ndaj qeverisë, pasi nuk kam asnjë të drejtë. Djalli nuk më ka dhënë asnjë aspirin, kam 7 muaj që jam operuar”, tha një banor.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll