Aktualitet

Dom Gjergj Meta uron besimtarët për pashkët: Krishti u ringjall, varri është bosh

Me anë të një postimi në Facebook, Gjergj Meta ka theksuar se shenja parë më domethënëse që dishepujt e Jezusit shohin të mëngjesin e Dielës së Pashkëve është varri bosh.

9 Prill 2023, 13:32 Nga I.A
Dom Gjergj Meta uron besimtarët për pashkët: Krishti u ringjall,
Dom Gjergj Meta

RRËSHEN- Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në mesazhin e Pashkëve ka uruar besimtarët katolikë për pashkët. Me anë të një postimi në Facebook, Gjergj Meta ka theksuar se shenja parë më domethënëse që dishepujt e Jezusit shohin të mëngjesin e Dielës së Pashkëve është varri bosh. Po ashtu në mesazhin e tij Gjergj Meta vuri theksin tek konfliktet që po zhvillohen sot në botë, tek korrupsioni dhe padrejtësitë sociale. 

"Sot është e diela e pashkës dhe simboli më domethënës më shprehës i mëngjesit të Pashkës , është pikërisht varri bosh. Gratë dhe dy shekuj më pas shkojnë tek varri dhe shenja e parë që ata takojnë është pikërisht që ky varr është bosh. Varri është shenja e dekompozimit, kundërmimit. Është një simbol i fuqishëm, por varri bosh në mëngjesin e pashkëve do të thotë se Krishti nuk është aty, ai është ringjallur. Kam menduar në këto ditë kreshmës dhe pashkës për shumë varre të hapura, të ekzistencave të palumtura, varret të zemrave të vrara nga humbja e njerëzve të dashur, të ekzistencave të palumtura, varre të shkaktuara nga ekzistenca të nëpërkëmbura nga padrejtësi sociale, nga sistemet e korrupsionit, nga ata që përpiqen të shfrytëzojnë të tjerët, pasuritë e të tjerëve, kam menduar për varret e luftërave të ndryshme që janë të hapura sot nëpër botë. Shenja që ne jemi në pashkë do ishte që këto varre të ishin bosh. Do doja që në këto ditë pashke të dëgjoja zërin e fuqishëm të Krishtit që thotë çohu o ti që i përgjumur, ti që je ndër të vdekur çohu dhe jeto. Sa do doja që këto varre të ishin bosh. Të dashur miq në këtë të dielë pashkës dëshiroj t’iu uroj gëzuar pashkën, Krishti u ngjall, vërtet u ngjall," tha Dom Gjergj Meta.

dom gjergj meta pashket katolike

Sondazh

Poll