Aktualitet

Në protestë prej muajsh, paralajmëron qytetari: Kush futet në tokën time pa leje është automatikisht i vdekur

Sipas tij qeveritarët dhe institucionet thjesht sa po tentojnë që t'i rjepin këta.

9 Prill 2023, 11:13 Nga I.A
Në protestë prej muajsh, paralajmëron qytetari: Kush futet
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës janë lodhur nga qeveria shqiptare e cila nuk po interesohet e nuk po u kthen përgjigje për kërkesat e tyre. E duke qënë kështu, banorët kundërshtojnë kategorikisht shembjet e banesave. Madje një prej tyre kërcënon se do vrasë këdo që i futet në tokën e tij.

"Kush futet në tokën time pa leje është automatikisht i vdekur. Punimet këto po i vazhdojnë, unë kam një detyrim, një familje dhe nga feja ime në Allah. është haram që të shitet, unë jam një nga ato që përvec pronës time kam marrë me qira dhe toka. Jam prodhues i grurit dhe i misrit. Kam biznes timin, unë i shërbej siç duhet, unë do pres në oborrin e shtëpisë time, i kam aq aftësi saqë të kryej të gjitha metodat, kush shkel në territorin tim, është automatikisht i vdekur, ky është ultimatumi që unë jap"

Ai më tej është shprehur se nuk ka për ta shitur gjakun e fëmijëve dhe famijës së tij, duke e lënë tokën. Sipas tij qeveritarët dhe institucionet thjesht sa po tentojnë që t'i rjepin këta.

Jemi banorë e pronarë të tokave që duan të na e vjedhin dhe rrëmbejnë. Institucionet të kthejnë kokën këtej nga ne, jemi të gatshëm që të japim jetën për atë pronë dhe të fundit që largohemi nga kjo tokë pa marrë të drejtat tona. Të zhvillohet projekti, por ku do shkoj unë, familja ime, fëmija ime, Unë e kam djersë, jo si këta që shesin gjakun e fëmijëve të tyre që të mbijetojnë vetë. Janë vampirë, në tokën time nuk e kanë këtë shans.

E kanë spostuar disa herë projektin, të na jepet çfarë na takon. Si na takon që çmimet e një km autostrade është më i shtrenjti në Evropë ndërsa vlerësimi i banesave apo i tokës më i ulti. Punonjësit e Bashkive, të ministrive, apo gjithë institucioneve përkatëse, bëjnë formulat se si të rrjepin popullin shqiptar. Nuk është e lehtë për asnjë nga ne këtu, të gjithë janë me Ramazan. Kalojmë këtë situata që fëmija ime të jetojë edhe nesër, është fundi," tha një prej banorëve.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll