Bota

'Duhet të luftojë për autonomi strategjike'/ Macron: Evropa nuk duhet të ndjekë SHBA-në e Kinën, për Tajvanin

Presidenti francez diskutoi çështjen e Tajvanit me homologun e tij kinez Xi Jinping.

9 Prill 2023, 14:05 Nga a.l
'Duhet të luftojë për autonomi strategjike'/ Macron:
Emmanuel Macrn

FRANCË- Emmanuel Macron i ka kërkuar Evropës të mos ndjekë SHBA-në apo Kinën për çështjen e Tajvanit.

Gjëja më e keqe do të ishte të mendonim se ne evropianët duhet të ndjekim” çështjen e Tajvanit “dhe t’i përshtatemi ritmit amerikan apo reagimit të tepruar kinez”, thekson presidenti francez në intervistën e publikuar sot dhe dhënë të premten gjatë vizitës së tij në Kinës dhe para fillimit të stërvitjeve ushtarake kineze që rrethojnë Tajvanin, shkruajnë mediat e huaja. 

“Prioriteti ynë nuk është të përshtatemi me axhendën e të tjerëve në të gjitha rajonet e botës. Pse duhet të përshtatemi me ritmin e zgjedhur nga të tjerët? Në momentin e caktuar duhet t'i bëjmë vetes pyetjen e interesit tonë, duke e ditur se nuk duam të hyjmë në logjikën e blloqeve,” thotë ai. 

Presidenti francez diskutoi çështjen e Tajvanit me homologun e tij kinez Xi Jinping.

Në intervistën e tij, presidenti i Francës argumenton se Evropa duhet të luftojë për autonomi strategjike dhe paralajmëron intensifikimin e konfliktit midis dy poleve të përfaqësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina dhe për rrezikun që nuk ka më as kohë, as mjete për të financuar këtë autonomi strategjike. “Ne do të bëhemi vasalë, ndërsa mund të jemi poli i tretë nëse kemi pak vite për ta ndërtuar atë”, thotë ai.

Paradoksi do të ishte, në momentin kur ne po vendosim elementët e një autonomie të vërtetë strategjike evropiane, të përpiqemi të ndjekim politikën amerikane nga një refleks paniku. Në Bashkimin Evropian: për pesë vjet, ne kemi thënë se sovraniteti evropian nuk ekziston”, paralajmëron Emmanuel Macron, i cili shpreh kënaqësinë që “fitoi betejën ideologjike. 

Presidenti i Francës kërkon forcimin e mbrojtjes evropiane dhe përshpejtimin e betejës për energjinë bërthamore dhe të rinovueshme në Evropë.

emmanuel macron

Sondazh

Poll