Aktualitet

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Ramës nuk ia falim, askush nuk do t'ja dijë për ne

Banorët janë shprehur se askush nuk do t'ja dijë për ta, ndërkohë që kanë shtuar se një pjesë e banorëve që nuk po dalin në protestë janë shitur.

9 Prill 2023, 10:33 Nga I.A
Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në
Protesta

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Banorët janë shprehur se askush nuk do t'ja dijë për ta, ndërkohë që kanë shtuar se një pjesë e banorëve që nuk po dalin në protestë janë shitur. Po ashtu ata kanë theksuar se Ramës nuk do ja falin këtë gjë.  

“Nuk ka asnjë zhvillim, nuk do t’ja dijë askush. As ata që kanë qenë dhe as ata që do të vijnë. Edhe një muaj do të vijnë zgjedhjet dhe më pas do të harrohet. Një pjesë e banorëve janë shitur. Shteti të vijë tek ne. Kryeministri të mos bëjë sehir atje ku është, nuk ia falim. Nuk ka dallime këtu”, tha një nga banoret.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll