Bota

Dy sulme terrosite në perëndim të Afrikës/ Vriten 44 civilë, guvernatori i rajonit: Ka edhe të plagosur

Gurvernatori i rajonit Sahel, nënkoloneli Rodolphe Sorgho njoftoi se sulmet kanë ndodhur gjatë natës të së enjtes në fshatrat Kourakou dhe Tondbodi, të vendousra rreth 5 kilometra nga komuna e Seytenga në provincën Seno. 

9 Prill 2023, 10:42 Nga a.l

 

Dy sulme terrosite në perëndim të Afrikës/ Vriten 44
Afrikë

 

AFRIKË- Dy sulme të njëpasnjëshme terroriste janë raportuar mbrëmjen e djeshme në rajonin Sahel të Burkina Fasos veriose, ku humbën jetën 44 civilë. Gurvernatori i rajonit Sahel, nënkoloneli Rodolphe Sorgho njoftoi se sulmet kanë ndodhur gjatë natës të së enjtes në fshatrat Kourakou dhe Tondbodi, të vendousra rreth 5 kilometra nga komuna e Seytenga në provincën Seno. 

"Numri i përkohshëm është 44 civilë të vrarë, duke përfshirë 31 në Kourakou dhe 13 në Tondobi. Përveç kësaj, janë regjistruar edhe të lënduar dhe dëme materiale," tha Sorgho. 

Sorgho siguroi banorët se përpjekjet për të stabilizuar zonën ishin duke u zhvilluar nga forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Burkina Faso lufton me pasigurinë e shkaktuar nga një kryengritje që është përhapur nga Mali fqinj në dekadën e fundit, e lidhur me grupet terroriste të al-Kaedës dhe Daesh/ISIS. Sipas Indeksit të fundit të Terrorizmit Global (GTI) 2023, vendi regjistroi 1,135 vdekje që i atribuohen terroristëve në vitin 2022, një rritje prej 50% krahasuar me vitin 2021, sipas Indeksit të fundit të Terrorizmit Global (GTI) 2023.  Një masakër në shkallë të gjerë qershorin e kaluar la më shumë se 100 të vdekur në Seytenga, një qytet 15 kilometra larg kufirit me Nigerin.

Sondazh

Poll