Bota

Tensionet Izrael-Palestinë/ BE dënon sulmin terrorist në Tel Aviv, kërkon të ndalojë dhunën

Kreu i Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell u shpreh i shqetësuar lidhur me pushtimin e forcave izraelite të sigurisë në një xhami në Jerusalem dhe tensionet e përshkallëzuara së fundmi mes vendeve të cilat i janë kundërpërgjgjur njëra-tjetrës me sulme të njëpasnjëshme.

9 Prill 2023, 10:26 Nga a.l
Tensionet Izrael-Palestinë/ BE dënon sulmin terrorist në Tel
Josep Borell

Tensionet e fundit Izrael-Palestinë dhe sulmi terrorist në Tel Aviv ka ngritur shqetësim në BE. Kreu i Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell u shpreh i shqetësuar lidhur me pushtimin e forcave izraelite të sigurisë në një xhami në Jerusalem dhe tensionet e përshkallëzuara së fundmi mes vendeve të cilat i janë kundërpërgjgjur njëra-tjetrës me sulme të njëpasnjëshme, shkruajnë mediat e huaja

“BE është thellësisht e shqetësuar nga përshkallëzimi i rëndë i dhunës në ditët e fundit në Izrael, territoret e pushtuara palestineze dhe Liban. Sërish mbrëmë, sulme terroriste vdekjeprurëse kanë  ndodhur në Tel Aviv, një prej tyre ka vrarë një turist italian. BE-ja shpreh dënimin e saj të plotë për këto akte dhune. Kjo duhet të pushojë. Kjo rritje e dhunës pason ditët e tensionit dhe përleshjeve në Vendet e Shenjta, duke përfshirë ndërhyrjen dhe përdorimin e forcës nga policia izraelite brenda kompleksit të xhamisë Al Aksa. BE dënon incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Vendet e Shenjta dhe kujton se status quo-ja e të gjitha Vendeve të Shenjta duhet të ruhet. Ne dënojmë gjithashtu sulmet me raketa pa dallim ndaj Izraelit nga Gaza dhe territori i Libanit. Ne dënojmë pa rezerva sulmin terrorist që vrau dy izraelitë dhe la një të plagosur rëndë", thuhet në deklaratë. 

Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE bën thirrje për një fund të menjëhershëm të dhunës së vazhdueshme. Duhet bërë gjithçka për të parandaluar përhapjen e konfliktit.

josep borrell

Sondazh

Poll