Aktualitet

Aksident në Krujë, 42-vjeçari me makinë përplaset me mjetin bujqësor, 1 person i plagosur

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  

9 Prill 2023, 08:57 Nga I.A
Aksident në Krujë, 42-vjeçari me makinë
Foto Ilustruese

KRUJË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm Krujë. Mësohet se një 42-vjeçar me makinë është përplasur me një mjeti bujqësor të drejtuar nga 58-vjeçari me iniciale Q.S. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, është përplasur me një mjet buqësor me drejtues shtetasin Q. S., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne kruje

Sondazh

Poll