Bota

Deputetja e PDK- së: Kurti frikacak që nuk guxon të flasë për UÇK-në

Deputetja në Kosovë, Ganimete Musliu e ka konsideruar kreun e qeverisë së Kosovë Albin Kurtin si frikacak, duke theksua se ai sot nuk ka guxim të flasë asnjë fjalë për ish-komandantët e UÇK-së.

8 Prill 2023, 16:18 Nga f.i
Deputetja e PDK- së: Kurti frikacak që nuk guxon të flasë
Ganimete Musliu

KOSOVË – Deputetja në Kosovë, Ganimete Musliu e ka konsideruar kreun e qeverisë së Kosovë Albin Kurtin si frikacak, duke theksua se ai sot nuk ka guxim të flasë asnjë fjalë për ish-komandantët e UÇK-së. Musliu e ftuar në Euronews Albania ka komentuar gjyqin në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashima Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Më tej ajo ka shtuar se Kurti mund ta kishte zhbërë Gjykatën në Hagë, por sipas saj numri një i qeverisë kosovare nuk po mbështet popullin që i dha votën.

‘Unë dhe Albini nuk jemi asnjëherë në frekuenca të njëjta. Në kohën kur kundërshtohej Gjykata Speciale Albin Kurti bënte  zhurmë por nuk qëndroi në sallë për ta kundërshtua me votë Gjykatën Speciale. Kurti dhe atëherë është treguar frikacak dhe frikacak po tregohet dhe sot duke heshtur dhe duke mos mbështetur popullin që i dha votën për kryeministër të Kosovës. Dallimi mes meje dhe Kurtit është se unë kur e jap fjalën publike i qëndroj deri në fund ndërsa Albin Kurti nuk e mban fjalën, se ka mbajt as për Gjykatën Speciale, të cilën tha se do ta zhbëjë Gjykatës. Ai nuk ka guxim të japë asnjë  deklaratë të vetme për ish-komandantëve UÇK-së”- u shpreh ajo.

 

albin kurti   ganimete musliu

Sondazh

Poll