Bota

Po stërvitej në pyll, sportisti italian sulmohet për vdekje nga një ari

Andrea Papi, ishte duke u stërvitur në këtë zonë të pyllit, pranë fshatit të tij Caldes në rajonin e Trentino-s kur u sulmua nga ariu. Papi kishte plagë të thella në qafë, në krahë dhe në gjoks, të cilat me sa duket ishin shkaktuar nga ndonjë kafshë e madhe mishngrënëse. 

8 Prill 2023, 15:05 Nga f.i
Po stërvitej në pyll, sportisti italian sulmohet për vdekje nga
Andrea Papi

ITALI- Një sportist 26-vjeçar është sulmua për vdekje nga një ari në një pyll në Italinë verilindore. Mediat vendase raportojnë se Andrea Papi, ishte duke u stërvitur në këtë zonë të pyllit, pranë fshatit të tij Caldes në rajonin e Trentino-s kur u sulmua nga ariu.Ishin familjarët e sportistit 26-vjeçar, të cilët të shqetësuar se djali i tyre po vonohej për tu kthyer në shtëpi lajmëruan autoritetet. 

Ekipet e shpëtimit e gjetën atë të vdekur natën e së mërkurës në të enjten në një luginë. Papi kishte plagë të thella në qafë, në krahë dhe në gjoks, të cilat me sa duket ishin shkaktuar nga ndonjë kafshë e madhe mishngrënëse. 

Hetuesit në vendin e ngjarjes kanë gjetur njolla gjaku dhe shenja të dukshme të një lufte në pyll. Gjithashtu në pyll u gjet edhe një degë e madhe e thyer me njolla gjaku, e cila mendohet të jetë arma e përdorur nga vrapuesi për të mbrojtur veten ndaj sulmit të ariut.

sulmohet 26-vjecari nga nje ari

Sondazh

Poll