Bota

Pas lobimit të Daçiç kundër Kosovës, reagon kabineti i Osmanit: Serbia shkel marrëveshjen nëse voton kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

Ndër të tjera shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani shkruan se Serbia së shpejti do të vihet në sprovë.

8 Prill 2023, 14:53 Nga f.i
Pas lobimit të Daçiç kundër Kosovës, reagon
Blerim Vela

KOSOVË- Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas vizitave në vendet me ndikim rus të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Vela ka reaguar me anë të një postimi në në Twitter shkruan se ky është një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.

Ndër të tjera shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani shkruan se Serbia së shpejti do të vihet në sprovë.

"Daçiç po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në sprovë!”, shkruan Vela.

Neni 4 i Marrëveshjes Kosovë-Serbi thekson se palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

 

blerim vela vjosa osmani ivica daçiç

Sondazh

Poll