Politike

Sulmi terrorist në Izrael, Rama: Jemi të pikëlluar! Dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre

Rama thekson se do të qëndrojnë krah Izraelit e se dënonë këtë sulm që ka marrë jetë njerëzish.

8 Prill 2023, 12:30 Nga A.B
Sulmi terrorist në Izrael, Rama: Jemi të pikëlluar!
Edi Rama

TIRANË- Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi një natë më parë në Tel Aviv. Në një mesazh publik, kryeministri Edi Rama thekson se do të qëndrojnë krah Izraelit e se dënonë këtë sulm që ka marrë jetë njerëzish. Po ashtu, kreu i Qeverisë shton se dënon me forcë autorët dhe të gjithë mbështetësit e tyre. 

MESAZHI I RAMËS:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.

Po çfarë ka ndodhur në Izrael?

Një person është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore. Autori ende nuk është identifikuar.

sulm ne tel aviv edi rama

Sondazh

Poll