Politike

“Paga e drejtuesit madhor bëhet 187 500 Lekë”/ Plani i rritjes së rrogave, Rama: Përfitojnë 12 mijë punonjës të sigurisë

Rama u shpreh se qeveria po bën më të mirën për të ndihmuar punonjësit dhe vlerësuar kontributin e tyre.

8 Prill 2023, 11:19 Nga A.B
“Paga e drejtuesit madhor bëhet 187 500 Lekë”/ Plani i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, lajmëroi rritjen e pagave për punonjësit e sektorit në fushën e sigurisë. Teksa ishte i pranishëm në Akademinë e Sigurisë, ai theksoi se janë 12120 punonjës të Gardës dhe 3566 të sistemit të Policisë së Burgjeve, të cilët do të përfitojnë rritje page. 

Rama u shpreh se qeveria po bën më të mirën për të ndihmuar punonjësit dhe vlerësuar kontributin e tyre.

Rritja e pagave për Policinë e Shtetit

-Për gradën Drejtues Madhor do të rritet me 48 mijë lekë të reja.

-Për Drejtuesin shtohet me 24 mijë lekë të reja

-Për Komisarin shtohet me 22 mijë lekë të reja

-Për Inspektorin e parë shtohet me 20 mijë lekë të reja

Për Policinë e Burgjeve

-Për gradën Drejtues Madhor rroga do t’i shkojë në 187 mijë lekë të reja

-Për Drejtuesin rroga shkon në 137 mijë lekë të reja

-Për Komisarin rroga shkon 112 mijë lekë të reja

-Për Inspektorin e parë rroga shkon në 97 mijë lekë

Për punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës

-Drejtuesi Zjarrfikës 125 mijë lekë

-Inspektori Zjarrfikës rroga i shkon në 90 mijë lekë

-Zjarrfikësit rroga i shkon në 80 mijë

-Asistent Zjarrfikës shkon në 75 mije lekë

Fjala e Ramës:

E pashë të arsyeshme të vija tua thoja vetë edhe që në njëfarë mënyrë t’iu mbrojmë nga lajmet e rreme dhe disinformimi. Ju të gjithë e keni përjetuar një rritje page vitin e shkuar, ju kemi thënë që është një rritje page që do të vazhdojë dhe tani jemi bërë gati për një rritje page të konsiderueshme. Është, në fakt, rritja më e madhe historike e pagave si rezultat të krijimit të një mundësie për ta përballuar këtë dhe me këtë rast dua t’iu them të gjithëve që punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, oficerët në të gjithë sistemet e sigurisë, përfshirë edhe sistemin e Burgjeve, patjetër që kanë merituar më shumë dhe patjetër që meritojnë më shumë dhe kjo është vetëdija jonë. Asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim që shpërblimet që i kemi rritur herë pas herë nuk janë të mjaftueshme, por besoj që çdo njeri i arsyeshëm e kupton që shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë dhe një shtëpi që nuk do të zhytet në borxhe dhe pastaj të mbetet pa çati, i balancon të dyja sa të mundet, siç bëni ju në shtëpitë tuaja.

Sot jemi në kushtet kur siç thashë, mund ta bëjmë këtë rritje të konsiderueshme të pagave. Ju, jam i bindur, keni dëgjuar për sektorët e tjerë dhe rritja do të bëhet me dy hapa, do të zbatohet një pjesë tani dhe një pjesë si sot një vit, pra në harkun e një viti.

Në vitin e parë, pra rritja e menjëhershme e pagës për ju që jeni në këtë sistem nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do jetë pak a shumë si vijon. Kini parasysh dhe ju e dini shumë mirë, që paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë në atë nivel sepse ka vjetërsi pune ka dhe disa kushte të tjera. Gjithsesi unë po flas këtu për pagën e nivelit.

Pra, sot paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe bëhet sot, me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast dhe shkon 112 500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20 445 dhe shkon në 97 500.

Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë.

Këtu futemi në sistemin e krahasueshmërisë me Forcat e Armatosura, që praktikisht balancohet gjithë sistemi i sigurisë në Shqipëri në kushtet që flasim.

Po ashtu, kemi dhe rritjen e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës. Edhe këtu, drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë.

Të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.

Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj.

Në finale besoj që do kemi paga dinjitoze, komplet të krahasueshme me rajonin. Jam i bindur që do të motivoheni më shumë, do keni shumë më tepër mundësi për të kontribuar në shtëpitë tuaja dhe për të lehtësuar ekonominë e shtëpive tuaja dhe sigurisht që kjo rritje historike nuk është, uroj dhe besoj, e fundit. Në vijim, me rritjen e mundësive gjithmonë, se nuk ka kryeministër në botë, edhe më i keqi, që nuk do të rrisë pagat.

Ju falenderoj për gjithë punën që keni bërë dhe bëni. Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe jam i bindur që sot do keni buzëqeshje në familje për këtë rritje dhe besoj shumë që forcat e Policisë, forcat e sistemit të Burgjeve, forcat e Zjarrfikëseve, siç kanë qenë gjithmonë një pikë referimi, do jetë një pikë referimi edhe më e fortë për shoqërinë, për ne, për të ardhmen, sigurinë dhe begatinë e vendit.

edi rama pagat ne polici

Sondazh

Poll