Aktualitet

I lante rrobat e i gatuante... DETAJE nga vrasja në Shkozë, Rolandi i mori jetën kunatës që kujdesej për të

Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar, por janë shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.

8 Prill 2023, 08:57 Nga A.B
I lante rrobat e i gatuante... DETAJE nga vrasja në Shkozë, Rolandi i
Policia

TIRANË- Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Shkozë. Nëna e dy fëmijëve, 37-vjeçarja Migena Sinani u bra me armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani teksa ishte në shtrat. Akoma më e rëndë është fakti se Migena ishte në dhomë së bashku me fëmijën e vogël 2 vjeç, kur u qëllua nga kunati i saj në orën 4 të mëngjesit.

Autori raportohet se vuante nga depresioni dhe ishte i pamartuar. Pasi vrau kunatën 43-vjeçari doli në oborr dhe vrau veten.

Rolandi qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe vëllai, e ishte pikërisht kunata që vrau, ajo e cila i shërbente, i lante rrobat e i gatuante. Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar, por janë shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.

Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh Për bashkëshortin e 37-vjeçares ata kanë thënë se shikonte punën e tij dhe ishte njeri i qetë. Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia.

Forcat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

vrasje ne shkoze migena sinani roland sinani

Sondazh

Poll