Aktualitet

"Mos u bëj servil tani"/ Rama nis Podcastin me 7 sportistët elitarë, nuk i kursen as ngacmimet ndaj tyre

Rama tha se ishte barrë e rëndë që sportistët të mund të shpërbleheshin për të marrë pension dinjitoz.

8 Prill 2023, 08:20 Nga A.B
"Mos u bëj servil tani"/ Rama nis Podcastin me 7 sportistët
Emisioni

TIRANË- Episodi i parë i podkastit të kryeministrit Edi Rama 'Flasim' sapo është bërë publike. Në episodin e parë, Rama kishte të ftuar shtatë kampionët e sportit, të cilët u nderuan pak ditë më parë me grada honorifike dhe tashmë janë pjesë e ushtrisë shqiptare.

“Shtatë kampionë prej majave më të larta të sportit botëror, flasin në ditën e gradimit të tyre si kolonelë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke ndarë momente të bukura e momente të zymta të ngjitjes së tyre drejt majës”, shkruan Rama.

Rama tha se ishte barrë e rëndë që sportistët të mund të shpërbleheshin për të marrë pension dinjitoz.

“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sekëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie. Pensionin si kolonelë, nënkolonelë apo majorë në pension, për mua është lehtësim i madh pavarësisht se nuk kam qenë i niveleve që mund të krahasohem me ju”, tha Rama.

Qerimaj i uroi sukese Ramës për nisjen e podkastit e me shkaka Rama i tha: E tani, mos u bëj servil.

Kampionet e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë pjesë e Forcave të Armatosura, ndërsa peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri edhe atletja Luiza Gega do jenë tanimë me gradën “Kolonel”./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll