Bota

Gazetari i burgosur i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich, akuzohet zyrtarisht për spiunazh nga Rusia

Në sistemin ligjor rus, ngritja e akuzave nënkupton fillimin zyrtar të një hetimi penal.

7 Prill 2023, 18:45 Nga a.l
Gazetari i burgosur i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich,
Evan Gershkovich

RUSI- Gazetari amerikan i 'Wall Street Journal' Evan Gershkovich i cili është vënë në pranga nga autoritetet ruse është akuzuar zyrtarisht për spiunazh. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë e akuzoi zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh. Në sistemin ligjor rus, ngritja e akuzave nënkupton fillimin zyrtar të një hetimi penal, shkruan DailyMail. 

Hetimi i FSB-së e akuzoi Gershkoviçin për spiunazh në interes të vendit të tij. Ai mohoi kategorikisht të gjitha akuzat dhe deklaroi se ishte i angazhuar në veprimtari gazetareske në Rusi", tha Gershkovich. 

Autoritetet ruse arrestuan Gershkovich javën e kaluar dhe e akuzuan atë se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar për një fabrikë ruse armësh. 'Wall Street Journal' i ka mohuar akuzat.

evan gershkovich

Sondazh

Poll