Bota

'Jam i shqetësuar për Malin e Zi'/ Abazoviç mesazh Kurtit: Fli i qetë! Jemi shtet paqësor! Presidenti i ri është 'pro-evropian'

Në pyetjen rreth akuzave se presidenti i ri malezezas është pro-serb e pro-rus, Abazoviç vlerësoi se është i gëzuar për fitoren e Millatoviçit, të cilin e quajti si “profil pro-evropian”. 

7 Prill 2023, 17:58 Nga a.l
'Jam i shqetësuar për Malin e Zi'/ Abazoviç mesazh
Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur homologut të tij kosovar, Albin Kurti i cili më herët foli rreth zgjedhjeve presidenciale dhe shprehu shqetësimin për të ardhmen e kombit malazez, pas zgjedhjes së presidentit të ri. 

“Unë jam shumë i brengosur për ato zgjedhje. Nuk e kam fare për shkak të prejardhjes, por nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez” – theksoi Kurti një javë më parë në “Rubikon” 

I pyetur nga gazeta Nacionale, rreth deklaratave të Kurtit, Abazoviç vlerësoi se Kurti duhet të flej rehat dhe se nuk ka nevojë të shqetësohet për të ardhmen e Malit të Zi. Ai theksoi se Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një shtet paqësor. 

Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin e Kosovës, por mendoj që gjithkush ka problemet edhe në shtëpi të vet. Për Mal të Zi nuk ka nevojë me u brengos kërkush, pos nesh. Unë nuk kam qef me kriju një keqkuptim, por mendoj që çdokush mundet me fjet rahat sa i takon Malit të Zi. Mali i Zi për dy vite është duke bërë vetëm rezultate të mira, është duke shku në drejtim të duhur edhe sa i takon sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë. Nëse na flejmë mirë në Mal të Zi, atëherë nuk ka nevojë kërkush me qenë i brengosur në rajon. Ne jemi një shtet shumë paqësor dhe do të mundohemi edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje", deklaroi Abazoviç.

Në pyetjen rreth akuzave se presidenti i ri malezezas është pro-serb e pro-rus, Abazoviç vlerësoi se është i gëzuar për fitoren e Millatoviçit, të cilin e quajti si “profil pro-evropian”. 

“Presidenti i ri i Malit të Zi është një profil pro-evropian. Unë jam shumë i gëzuar që i ka fituar zgjedhjet, shpresoj që ka përfundu një erë e nëntëdhjetave, e cila ka qenë në Mal të Zi dhe mendoj që në të ardhmen kemi me pasë një politikë shumë më të relaksuar dhe me hapa shumë më të shpejt do të shkojmë drejt integrimit evropian,” vlerësoi ai.

Abazoviç vlerësoi se do të Mali i Zi do të vazhdojë të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën edhe pas fitores së Millatoviçit.

Mendoj që nuk do të ndërrohet raporti me Kosovën. Raportet me Kosovën janë shumë mirë, shumë në rregull, qeveritë bashkëpunojnë ngushtë. Jam i bindur që edhe presidenti do të bashkëpunojë me të njëjtin vullnet” – deklaroi ai.

Të dielën që shkoi, Millatoviç fitoi kundrejt Gjukanoviçit, liderit që e udhëheqi për 30 vite Malin e Zi, pasi mori besimin e shumicës së qytetarëve të Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

dritan abazovic

Sondazh

Poll