Bota

Marrëveshja në Ohër parashikon themelimin e Asosacionit/ Osmani: Nuk ka autonomi për komunat me shumicë serbe

Ajo tha se nuk ka asnjë rast në Gjykatë që ka të bëjë me pozicionin e saj dhe kërkoi që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese.

7 Prill 2023, 18:20 Nga a.l
Marrëveshja në Ohër parashikon themelimin e Asosacionit/ Osmani:
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja, Vjosa Osmani, tha se nuk ka rrezik për autonomi për komunat me shumicë serbe me anë të marrëveshjes së arritur në Ohër ku parashihet edhe themelimi i Asociacionit. Presidentja Osmani tha se edhe nëse do të kishte tendenca të tilla një gjë të tillë nuk do ta lejonte.

“Nuk ka asnjë autonomi. Çka do që do të dilte jashtë Kushtetutës së Kosovës do të duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës, pra në fund do të ju takoj atyre deputetëve të vendosin për diçka të tillë. Por, si presidente e republikës në asnjë moment nuk do të lejoja që të shkohet përtej kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të gjykatës kushtetuese që kanë përcaktuar parametrat edhe sa i përket të drejtave të serbëve dhe organizimit të tyre në republikën e Kosovës. Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7 por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur”, tha Osmani për RTV21.

Presidentja është përgjigjur pretendimeve se ajo mund të rrëzohet nga posti i saj nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese nga një ankesë e parashtruar në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se nuk ka asnjë rast në Gjykatë që ka të bëjë me pozicionin e saj dhe kërkoi që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese.

Unë dëshirat nuk mund të ia ndaloj askujt. Mirëpo në të njëjtën kohë jam plotësisht e vetëdijshme se në Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë rast që ka të bëjë me pozicionin e presidentes, sepse sikur të kishte Gjykata do të më njoftonte ashtu siç i njofton të gjitha palët sipas detyrës zyrtare. Nuk ka rast në Gjykatë për pozitën e presidentes. Dëshirë dikush mund të ketë, por me rendësi është që të mos i bëhet presion Gjykatës në kryerjen e detyrave të veta. Unë besoj se në vendimmarrje janë të prirur nga interpretimi i drejtë i kushtetutës, integriteti dhe profesionalizmi", deklaroi ajo.

Osmani, duke komentuar edhe përplasjet e fundit Kosovë-Serbi për çështjen e të pagjeturve dhe termin që është vendosur në marrëveshjen e Ohrit, tha se në dokument që i është dorëzuar nga Bashkimi Evropian thuhet: ‘’persona të zhdukur me dhunë’’ dhe jo ashtu siç pretendon Serbia.

asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll