Bota

Vullkani mund të shpërthejë nga momenti në moment, autoritetet në Kolumbi evakuuojnë 2500 banorë

Aktiviteti sizmik i fundit i vullkanit Nevado del Ruiz mund të sinjalizojë një shpërthim në ditët ose javët e ardhshme.

7 Prill 2023, 17:50 Nga a.l
Vullkani mund të shpërthejë nga momenti në moment,
Vullkan

KOLUMBI- Vullkani Nevado del Ruiz në Kolumbi rrezikon të shpërthejë, pasi ditët e fundit ka treguar nivele të larta të aktivitet sizmik. Autoritetet kanë nisur evakuuimin e mijëra familjarëve nga shtëpitë e tyre. 

Aktiviteti sizmik i fundit i vullkanit Nevado del Ruiz mund të sinjalizojë një shpërthim në ditët ose javët e ardhshme. Duke iu përgjigjur kësaj, zyrtarët kolumbianë njoftuan se rreth 2500 familje mund të jenë në rrezik dhe tashmë është urdhëruar evakuimi i tyre. Deri më tani, janë evakuuar 40 persona, shkruajnë mediat e huaja. 

Zyrtarët mbyllën gjithashtu një park kombëtar popullor që rrethon vullkanin Nevado del Ruiz dhe thanë se shkollat ​​e vendosura brenda një rrezeje 10 kilometra nga krateri i vullkanit/ do të zhvillojnë mësimin online. 

Javën e kaluar, agjencia kombëtare e Kolumbisë për menaxhimin e rrezikut lëshoi ​​një alarm portokalli për vullkanin, alarmi tregon se një shpërthim është i mundshëm, por jo i afërt. Vullkani gjithashtu hodhi një kolonë hiri 900 metra të dielën. 

vullkan ne kolumbi

Sondazh

Poll