Bota

Marrëveshja në Bruksel për 'të zhdukurit'/ Ambasada e Francës: Thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ata gjithashtu njoftojnë se do të ndihmojnë me 100 mijë euro Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

7 Prill 2023, 18:26 Nga a.l
Marrëveshja në Bruksel për 'të zhdukurit'/
Olivier Guerot

KOSOVË- Ambasada e Francës në Kosovë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së 4 prillit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë pas së cilës synohet nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, për personat 'e zhdukur'. Përmes një postimi zyrtar në 'Twitter', ambasada shprehet se ky është një hap konkret drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Ata gjithashtu njoftojnë se do të ndihmojnë me 100 mijë euro Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Kjo është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas arritjes së marrëveshjes ka pasur disa regime, pasi pala serbe ka pretenduar se është larguar termi “me dhunë”, ndërsa pala kosovare ka deklaruar se s’ka ndodhur një gjë e tillë dhe se në marrëveshje shkruhet “persona të zhdukur me dhunë. 

Bashkimi Europian lajmëroi se gjatë takimit të dy ditëve më parë të nivelit teknik mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë arritur marrëveshje për deklaratën e personave të zhdukur. Tashmë ajo pritet të miratohet në nivelin e lartë mes Kurtit e Vuçiqit. 

 

olivier guerot

Sondazh

Poll