Aktualitet

Shpërndanin heroinë në doza, arrestohen 2 shkodranët, në ndjekje penale edhe një grua

27 Shtator 2019, 11:31 Nga DOSJA
Shpërndanin heroinë në doza, arrestohen 2 shkodranët,

SHKODËR– Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona, si edhe ka dërguar për ndjekje penale një grua në Shkodër. E.H., 42 vjeç dhe A.P., 46 vjeç, u arrestuan ndërkohë që një grua V.P., 43 vjeçe u dërgua për ndjekje penale në gjendje të lirë. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

Njoftimi i plotë:

Shkodër. Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla. Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër ndiqet në gjendje të lirë. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në D.V.P Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. 42 vjeç, banues në Shkodër dhe u ndalua shtetasi A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shitje heroine ne shkoder shitje heroine ne shkoder

Sondazh

Poll