Aktualitet

Del FOTOJA, ja kush është biznesmeni 42-vjeçar që priste 137 kg kokainë në Durrës (EMRI)

27 Shtator 2019, 10:40 Nga DOSJA
Del FOTOJA, ja kush është biznesmeni 42-vjeçar që priste

DURRËS– Zbulohet emri i biznesmenit i cili është shpallur në kërkim nga Policia për 137 kilogram kokainë në Durrës.

Bëhet fjalë për biznesmenin Gentian Malindin, 42 vjeç, i cili në bazë të kërkimeve rezulton se ka në pronësinë e tij një anije peshkimi. Mësohet se një prej të arrestuarve Altin Myslimhaka është punëtor në anijen e tij.

42-vjeçari, dyshohet se është një nga pritësit e kokainës në portin e Durrësit, dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim.

Mësohet se biznesmeni ka vënë re se paketimi ishte ndryshe nga ai i porositur dhe ka kuptuar se po ndiqej nga Policia. 

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë, pasi në vitin 2013 u kap me 500 kilogramë kanabis.

Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 110 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian maldini kokaina ne portin e durresit gentian maldini kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll