Aktualitet

Priste 137 kg kokainë/ Kush është Gentian Malindi, djali i avokatit të njohur që paditi Saimir Tahirin

27 Shtator 2019, 10:56 Nga DOSJA
Priste 137 kg kokainë/ Kush është Gentian Malindi, djali i

Durrës- Personi i tretë i cili është shpallur në kërkim nga policia për 137 kg drogë që u kapën në portin e Durrësit është Gentian Malindi, 42-vjeç. Ky i fundit ishte personi i cili priste sasinë e drogës në portin e Durrësit.

Kush është Gentian Malindi?

Malindi me profesion jurist, është djali i avokatit Ilir Malindi. Ai është një person me precedent të mëparshëm penal.

Më 8 qershor të 2013 ai është arrestuar nga policia pasi kap me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa, por më vonë gjykata e liroi. Droga u kap nga policia  në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destiancion Italinë.

Por 42-vjeçari është i njohur në fushën e biznesit të peshkut. Ai ka në pronësinë e tij varkë e cila peshkon në detin Adriatik, që në QKR mban emrin e biznesit “Anyway”.

Më 18 nëntor të 2018 Malindi, ka paditur edhe Policinë Kufitare, pasi sipas tij nga kontrollet e njëpasnjëshme që i ka bërë në varkën e peshkimit, i shkaktuan dëm ekonomik e moral. Madje babai i tij, Ilir Malindi më 30 tetor të 2014 ka paditur në Gjykatë edhe ish-ministrin Saimir Tahiri, se Policia Shtetit përndjek dhe dhunon djalin e tij për këtë çështje. Ai kërkoi në gjykatë 5 milionë dëmshpërblim.

Dosja.al mëson se 42-vjeçari ka një njohje të vjetër edhe  me Altin Myslimhakën, të arrestuarin tjetër pasi ky i fundit punonte si punonjës në varkën e tij të peshkimit.

Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian malindi kokaina ne portin e durresit gentian malindi kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll