Bota

'Duhet t'i dorëzojë Rusisë gadishullin e Krimesë'/ Ukraina i përgjigjet presidentit brazilian: Nuk do të heqim dorë asnjë centimetër nga territoret tona

Lula propozoi që Ukraina t’i dorëzojë Rusisë gadishullin e Krimesë për t’i dhënë fund luftës që ka nisur që nga shkurti 2022, duke thënë se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron.

7 Prill 2023, 16:23 Nga a.l
'Duhet t'i dorëzojë Rusisë gadishullin e
Oleg Nikolenko

UKRAINË- Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainë, Oleh Nikolenko ka refuzuar propozimin e presidentit brazilin Luiz Inacio Lula da Silva, i cili më herët tha se Ukraina duhet t'i japë Rusisë, Krimenë që lufta të përfundojë. 

Nuk ka asnjë arsye ligjore, politike apo morale për të hequr dorë qoftë edhe një centimetër të territorit ukrainas. Çdo përpjekje ndërmjetësimi për të rivendosur paqen në Ukrainë duhet të bazohet në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara",  shkroi në Facebook përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, duke theksuar në të njëjtën kohë se ai vlerëson përpjekjet e Presidenti brazilian për të gjetur  një mënyrë për të ndaluar agresionin rus.

Lula propozoi që Ukraina t’i dorëzojë Rusisë gadishullin e Krimesë për t’i dhënë fund luftës që ka nisur që nga shkurti 2022, duke thënë se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron.

lufta ukraine-rusi oleg nikolenko

Sondazh

Poll