Bota

Ndryshimet klimatike/ Aktivistët protestojnë në Zvicër, bllokojnë rrugën drejt tunelit Gotthard

Protestuesit mbanin në duar pankarta me thirrje 'rinovoje', teksa bllokuan rrugën pak pas orën 10 të mëngjesit. 

7 Prill 2023, 16:14 Nga a.l
Ndryshimet klimatike/ Aktivistët protestojnë në Zvicër,
Aktivistë në Zvicër bllokojnë rrugën

ZVICËR- Aktivistët e ndryshimeve klimatike kanë bllokuar sot disa akse rrugore në shenje proteste, duke kërkuar nga qeveria të veprojë kundër ngrohjes globale. Mediat e huaja raportojnë, se protesta ëshët organizuar në rrugën kryesore nën Alpe, rreth hyrjes veriore të tunelit Gotthard. 

Tuneli 17 km (10 milje) është një nga rrugët kryesore që lidh Zvicrën veriore me Italinë dhe është një pengesë për udhëtarët që shkojnë nga Evropa veriore drejt jugut. Protestuesit mbanin në duar pankarta me thirrje 'rinovoje', teksa bllokuan rrugën pak pas orën 10 të mëngjesit. 

Renovate Sëitzerland është kthyer në rrugë. Ky është një apel për bashkëqytetarët tanë. Le të kërkojmë së bashku që qeveria zvicerane të shpallë më në fund një emergjencë klimatike”, tha grupi përmes Twitter.  

Grupi tha se donte që qeveria të merrte seriozisht ndryshimet klimatike dhe të rinovonte ndërtesat e vendit deri në vitin 2035. Zvicra po ngrohet me më shumë se dyfishin e shkallës globale dhe akullnajat janë drejt shkrirjes. Si përgjigje, qeveria dëshiron të investojë 4.1 miliardë franga zvicerane (4.54 miliardë dollarë) për rinovimin e ndërtesave, modernizimin e infrastrukturës së transportit dhe masa të tjera për të përgjysmuar emetimet e serrave deri në vitin 2030 nga nivelet e vitit 1990.

proteste ne zvicer

Sondazh

Poll