Art&Argëtim

Gjesti human i Bred Pitt, lejoi fqinjin 105-vjeçar të jetonte pa qira në shtëpinë e tij derisa vdiq

Aktori e lejoi të moshuarin të jetonte në një nga shtëpitë e tij që kur ai ishte 90-vjeç e derisa humbi jetën në moshën 105-vjeçare.

7 Prill 2023, 13:56 Nga f.i
Gjesti human i Bred Pitt, lejoi fqinjin 105-vjeçar të jetonte pa
Bred Pitt

SHBA- Aktori i njohur Brad Pitt ka lejuar fqinjin e tij 105-vjeçar të jetojë pa qira në pronën e tij për vite me radhë. Mediat e huaja shkruajnë se aktori e lejoi të moshuarin të jetonte në një nga shtëpitë e tij që kur ai ishte 90-vjeç e derisa humbi jetën në moshën 105-vjeçare.

Një nga fqinjet e Bred Pitt, Cassandra Peterson zbuloi në një intervistë se një nga shtëpitë që bleu Pitt ishte pronë e një burri të moshuar që jetonte atje që kur i vdiq gruaja dhe se kur aktori bleu shtëpinë, ai bëri një marrëveshje me 90-vjeçarin që ai mund të jetonte atje pa qira për pjesën tjetër të jetës së tij.

Muajin e kaluar, Pitt e shiti kompleksin e tij në Los Agelos për 39 milionë dollarë pasi e zotëroi dhe rimodeloi atë për gati tre dekada. Prona fillimisht ishte nxjerrë në shitje për 45 milionë dollarë në janar, por çmimi ra për arsye që mbeten të paqarta. Pitt jetoi në atë shtëpi me ish-gruan e tij Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre para ndarjes së tyre në vitin 2016, por ai gjithashtu jetoi atje vetëm për shumë vite.

bred pitt

Sondazh

Poll