Art&Argëtim

Ben Affleck bëhet viral pas intervistës në spanjisht, ‘lum’ komentesh: Beni tani është Benito!

Affleck gjatë intervistës në radion spanjolle ‘Cadena SER’, foli gjatë në spanjisht për promovimin e filmit të tij “Air”,  i cili flet për partneritetin revolucionar midis legjendës së NBA, Michael Jordan dhe gjigantit të këpucëve Nike. Shikuesit e habitur për zotërimin e gjuhës spanjolle nga Affleck e kanë komentuar aktorin në rrjete sociale.

7 Prill 2023, 12:20 Nga f.i
Ben Affleck bëhet viral pas intervistës në spanjisht,
Ben Affleck

SPANJË- Aktori Ben Affleck në intervistën e tij të fundit u kujtoi të gjithëve rrjedhshmërinë e tij në gjuhën spanjolle, duke marrë komente të shumta nga fansat e tij.

Affleck gjatë intervistës në radion spanjolle ‘Cadena SER’, foli gjatë në spanjisht për promovimin e filmit të tij “Air”,  i cili flet për partneritetin revolucionar midis legjendës së NBA, Michael Jordan dhe gjigantit të këpucëve Nike. Shikuesit e habitur për zotërimin e gjuhës spanjolle nga Affleck e kanë komentuar aktorin në rrjete sociale.

Komentet:

“Nuk e kisha idenë se Ben Affleck  fliste rrjedhshëm spanjishten?” !”, “
“Rrjedhshmëria e tij në të folur spanjisht është kaq seksi për mua” dhe “Beni tani është Benito!”
“Ben Affleck duhet të jetë pjesë e një filmi spanjoll”

Pavarësisht habisë së fansave, Affleck nuk e ka mbajtur të fshehtë aftësinë e tij për të folur spanjisht. Gjatë një paraqitjeje në "The Kelly Clarkson Shoë", aktori foli se mësoi spanjishten për herë të parë në moshën 13-vjeçare, ndërsa xhironte një serial televiziv në Meksikë. Affleck tha se rrjedhshmëria në rritje e vajzës së tij Violet në gjuhën e frymëzoi atë të zhvillonte aftësitë e tij të të folurit spanjisht.

ben affleck

Sondazh

Poll