Art&Argëtim

'Më thanë se i donin për një VIP"/ Historia e vathëve shqiptarë që kishte vendosur Giorgia Meloni

Kryeministrja u mahnit nga dhurata dhe në videon virale, falenderoi edhe artizanen, Aurorën.

7 Prill 2023, 09:24 Nga k.m.
'Më thanë se i donin për një VIP"/ Historia e
Giorgia Meloni

TIRANË- Pak ditë më parë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca publikoi një video ku i dhuroi kryeministres së Italisë Giorgia Meloni një palë vathë të punuar në filigran. Kryeministrja u mahnit nga dhurata dhe në videon virale, falenderoi edhe artizanen, Aurorën.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Aurora Piranej shpreh emocionin e madh për vlerësimin e punës së saj dhe historinë e bukur pas vathëve që tashmë janë në duart e Giorgia Melonit.

PJESË NGA RRËFIMI: 

Aurora Piranej: Ishte një befasi. Historia është shumë e thjeshtë, unë isha në atë rutinën time të punës të përditshme te dyqani, te punishtja. Kishte 2-3 ditë që dikush kishte ardhur, “do marr 2-3 produkte që do shkojnë për një person të veçantë”. E mirë, e ndihmova, ia paketova, i sugjerova, i dhashë edhe sugjerimet e mia, vathët ishin sugjerimi im, nuk e dija as kush po i porosit, as për kë do shkojnë. Nuk më tregoi, nuk e pyeta sepse në fakt kjo është pjesë e zakonshme e punës sime që produktet tona shkojnë për persona të rëndësishëm, të veçantë…

Rudina Magjistari: Sepse janë dhurata të veçanta.

Aurora Piranej: Po, kush do të bëjë diçka më jashtë tregut apo më jashtë të zakonshmes, zgjedh produktet tona dhe nuk është diçka shumë e re që po shkonin për një person të rëndësishëm. Por nuk e dija absolutisht që…

Rudina Magjistari: Deri aty nuk ta kapte fantazia.

Aurora Piranej: Jo, që ishte kaq i rëndësishëm. Pastaj ditën që u shfaq videoja, unë prapë isha te puna dhe më mori në telefon direkt ministrja. Unë të them të drejtën, nuk e njihja personalisht, nuk e njoh personalisht edhe më thotë që “Aurora, kështu, ka ardhur dikush para disa ditësh, ka marrë disa produkte” dhe unë që i them po, por nuk e dija që ishit ju, më vjen shumë mirë që na keni zgjedhur. Thotë “ato i ka marrë një person shumë i rëndësishëm që ka zgjedhur të bëjë edhe një video, por është surprizë, nuk ta them”. Si duket po donte një informacion më tepër edhe për mua, një tekst për ta shkruar aty për punishten tonë, për mua, që unë dua ta falenderoj. Dhe pas pak pashë videon në Instagram. U habita shumë, wow thashë, e dija që ishte një person i rëndësishëm por jo kaq i rëndësishëm sa kryeministrja Meloni.

giorgia meloni

Sondazh

Poll