Art&Argëtim

Mbidoza e fentanilit/ Zbulohet shkaku i vdekjes së Coolio

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për këngën e vitit 1995 "Gangsta's Paradise".

7 Prill 2023, 10:35 Nga k.m.
Mbidoza e fentanilit/ Zbulohet shkaku i vdekjes së Coolio
Coolio

SHBA- Vdekja e reperit fitues të çmimit Grammy, Coolio në shtator 2022 ndodhi për shkak të efekteve të fentanilit dhe drogave të tjera. Sipas BBC, lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij. Jarez Posey tha se familja e muzikantit ishte informuar për gjetjet nga eksperti i Los Anxhelosit 6 muaj pasi artisti 59-vjeçar u gjet pa ndenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku të tij.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për këngën e vitit 1995 "Gangsta's Paradise". Hiti - u zgjodh më pas si kolona zanore e filmit Dangerous Minds - u bë një nga këngët më të suksesshme rap të të gjitha kohërave. Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe ka kaluar një miliard shikime në YouTube.

Ndërsa Coolio kohët e fundit kishte përdorur phencyclidine, ose PCP, ndaj dhe vdekja e tij ishte si rezultat i efekteve të një kokteji me fentanil, heroinë dhe metamfetamina. Ndaj dhe zyra e mjekësisë ligjore e konsideroi vdekjen e tij aksidentale.

Coolio filloi të bënte muzikë në vitet '80, por ai shkroi historinë e hip-hop-it kur regjistroi Gangsta's Paradise. Ai lindi në Pensilvani, por u rrit në periferinë LA të Compton, ku karriera e tij lulëzoi dhe ai u bë një figurë udhëheqëse në skenën e muzikës rap të 'Bregut Perëndimor' (West Side) të SHBA-së në vitet '90.

Një producent dhe aktor i talentuar, ai u shfaq në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë Celebrity Big Brother në Mbretërinë e Bashkuar në 2009. Gjatë një karriere që përfshin katër dekada, ai regjistroi 8 albume në studio dhe fitoi një AMA dhe 3 MTV Video Music Awards./BBC

vdes reperi coolio coolio

Sondazh

Poll