Art&Argëtim

Kanye West paditet nga dy ish-mësueset e shkollës së tij, akuzohet për diskriminim racor

Ndër akuzat e çuditshme dhe shqetësuese të bëra kundër shkollës një rast tjetër diskriminimi ishte se të gjitha ngjyrat, duke përfshirë veprat e artit, u ndaluan nga brenda klasave, të gjithë u detyruan të vishnin të zeza nga koka te këmbët dhe klasat nga kati i dytë nuk lejoheshin sepse West kishte frikë nga shkallët.

7 Prill 2023, 08:52 Nga f.i
Kanye West paditet nga dy ish-mësueset e shkollës së tij,
Kanye West

SHBA- Kanye West është paditur nga dy ish-mësuese të shkollës së tij “Donda Academy” dhe drejtorët e saj për diskriminim racor. Mediat e huaja shkruajnë se mësueset Cecilia Hailey dhe Chekarey Byers pretendojnë në dokumentet ligjore të siguruara se ato ishin diskriminuar në bazë të racës së tyre.

Hailey dhe Byers thonë se iu kishin mbajtur pagat në mënyrë të paligjshme dhe u pushuan në mars 2023 si hakmarrje për raportimin e shkeljeve të kodit. Ndër të tjera mësueset pretendojnë se fëmijët e shkollës ushqeheshin të ulur në dysheme, vetëm me një vakt sushi në ditë.

Ndër akuzat e çuditshme dhe shqetësuese të bëra kundër shkollës një rast tjetër diskriminimi ishte se të gjitha ngjyrat, duke përfshirë veprat e artit, u ndaluan nga brenda klasave, të gjithë u detyruan të vishnin të zeza nga koka te këmbët dhe klasat nga kati i dytë nuk lejoheshin sepse West kishte frikë nga shkallët.

Shkolla “Donda Academy”, e cila u mbyll përkohësisht në vjeshtë në mes të sharjeve antisemite nga West, gjithashtu nuk kishte personelin e duhur mjekësor dhe mjekimet e fëmijëve do të “ruheshin në dollapin e portit”, sipas padisë.

paditet kanye west kanye west

Sondazh

Poll