Aktualitet

Kërcënoi një grua që të tërhiqte kallëzimin për babain e tij, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë!

Në pranga ka rënë i riu, i identifikuar me iniciale L.S., i cili raportohet se ka kanosur një grua me qëllimin që kjo e fundit të tërhiqte kallëzimin në Polici për babain e tij.

7 Prill 2023, 13:39 Nga k.m.
Kërcënoi një grua që të tërhiqte kallëzimin
Foto ilustruese

TIRANË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një grua. Në pranga ka rënë i riu, i identifikuar me iniciale L.S., i cili raportohet se ka kanosur një grua me qëllimin që kjo e fundit të tërhiqte kallëzimin në Polici për babain e tij.

Gjatë kontrollit të bërë në banesën e të riut, u gjetën dhe sekuestruan disa dokumente të dyshuara të falsifikuara. Ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

tirane

Sondazh

Poll