Aktualitet

Posedonte automatik dhe fishekë pa leje, arrestohet 64-vjeçari në Krujë

Policia bën të ditur se personi me inicialet B.U, mbante në banesë një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh.

7 Prill 2023, 10:26 Nga A.B
Posedonte automatik dhe fishekë pa leje, arrestohet 64-vjeçari
Momenti i arrestimit

TIRANË- Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi është zbuluar se mbante në banesë armë pa leje. Policia bën të ditur se personi me inicialet B.U, mbante në banesë një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh. Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

kruje arme pa leje

Sondazh

Poll